MENU
klinika

Kredia për ekonominë

Rritje e lehtë edhe në muajin korrik

28.08.2020 - 13:01

Portofoli i kredisë për ekonominë u rrit sërish në muajin korrik, ndonëse në ritme më të ngadalta krahasuar me qershorin. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia arriti vlerën e afro 591 miliardë lekëve, një miliardë lekë më shumë krahasuar me qershorin. Me bazë vjetore, kredia ngelet në rritje pozitive, me afërsisht 6% më shumë krahasuar me korrikun 2019.

Për qershorin, kredia ishte rritur me rreth 7.5 miliardë lekë, por kjo rritje përfshinte edhe një kërkesë të akumuluar nga muajt e mëparshëm, kur bankat pothuajse i ndërprenë disbursimet e reja dhe u fokusuan kryesisht në menaxhimin e shtyrjes së kësteve të kredisë. Një ndikim pozitiv dha edhe skema e dytë e garancisë sovrane, në kuadrin e të cilës u dhanë afërsisht 1 miliardë lekë kredi. Faktorët e mësipërm kanë dhënë një ndikim më të kufizuar gjatë korrikut.

Nga ana tjetër, rifillimi i shlyerjes së kësteve të kredisë pas moratoriumit të parë po jep gjithashtu efektin e vet në amortizimin e portofolit ekzistues, duke balancuar rritjen nga kreditë e reja. Sipas Bankës së Shqipërisë, faktori me ndikimin kryesor në rritjen e portofolit të kredisë për tremujorin e dytë të vitit ishte pezullimi i pagesës së kredive ekzistuese, me pothuajse 70% të kontributit total për periudhën në fjalë. Pjesa më e madhe e kredimarrësve që përfituan nga shlyerja e parë nuk aplikuan për një shlyerje të dytë dhe gjatë muajve të verës shumica e kredive besohet se i janë rikthyer shlyerjes normale të kësteve.

Për muajin korrik, rritja e portofolit të kredisë u përcaktua kryesisht nga segmenti i individëve, ndërsa huaja për ndërmarrjet private pësoi një rënie të lehtë. Kreditimi i individëve përgjithësisht është më i qëndrueshëm, edhe për shkak të peshës së lartë që zënë kreditë afatgjata për blerjen e pasurive të paluajtshme. Këto kredi kanë afate më të gjata maturimi dhe amortizim më të ngadaltë në kohë. Kredia për biznesin është disi më e luhatshme, edhe për shkak të peshës më të lartë që ka kreditimi afatshkurtër për nevoja likuiditeti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rritje 20% për vitin e kaluar

136 milionë euro kredi “jashtë bankave”


BSH: Të huajt blenë prona, në Tiranë e bregdet

Rriten qiratë, apartamentet shiten më lirë!

Të gjitha valutat e huaja në rënie!

Euro prek vlerën më të ulët për muajin prill!

Kryesindikalisti: Ka burokraci, u dogjën fondet!

Flota e peshkimit në Durrës, në krizë ekonomike!

Deri në mars janë regjistruar 716 mijë autovetura

1 në 4 persona ka një makinë në Shqipëri!