MENU
klinika

Probleme me deklarimin e pasurisë

Shkarkohet gjyqtari i Apelit të Vlorës, Hysen Saliko

03.08.2020 - 09:04

Gjyqtari i Apelit në Vlorë, Hysen Saliko është shkarkuar pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Ish anëtarin e KLD-së e kanë shkarkuar për shkak të problemeve në deklarimin e pasurisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Vlorës Hysen Saliko.

Shkarkimi i tij ka ardhur pasi i janë konstatuar probleme me pasurinë.

Hysen Saliko e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1994. Deri në vitin 2006, Saliko ka ushtruar detyrën si kryetar i Gjykatës Kolonjë dhe në vitin 2006 është transferuar si inspektor në ish-Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Në vitin 2010, Saliko është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Apelit Vlorë.