MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta luftoj fryrjen e barkut?

27.08.2020 - 07:28

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si ta luftoj fryrjen e barkut?

Përgjigjet mjeku: Dhimbja, parehatia dhe stomaku i fryrë janë simptoma të njohura për miliona njerëz. Tek shumica e tyre këto simptoma nuk zgjasin për shumë kohë. Por ka raste kur ato janë edhe shenjat të një sëmundje më serizore, siç është sindroma e zorrës së irrituar.fryrje barku

Dietologia Claire Barnes thotë se ka shumë faktorë që çojnë në fryrjen e barku, dhe shumë mënyra për të zgjidhur këtë problem. Më poshtë do të gjeni një plan 7-ditor për të luftuar fryrjen e barkut.

Dita e parë: Mbani një ditar për ushqimet që konsumoni

Hapi i parë për të shëruar fryrjen e stomakut është që të mbani shënim ushqimet që konsumoni dhe kur fillojnë të shfaqen simptomat e fryrjes së barkut, thotë znj. Barners.

“Kur jemi të ndjeshëm ndaj një ushqimi, trupi prodhon antitrupa për këtë ushqim të caktuar, dhe kur e konsumojmë përsëri, fillojnë të shfaqen simptoma si fryrja e barkut dhe dhimbje të tij”, shpjegon ajo.

Nëse ne do të vazhdojmë të konsumojmë ushqime për të cilat jemi të ndjeshëm, mund të shfaqet inflamacion në zorrën e brendshme, dhe mund të shkaktohen simptoma të tjera, si diarre ose kapsllëk.

Dita e dytë: A tretet ushqimi siç duhet?

Me kalimin e moshës fillojnë të reduktohen edhe acidet dhe enzimat e tretjes, duke e bërë më të vështirë për trupin që të tresë ushqimin. Ushqimet e patretura ndikojnë në sistemin e tretjes duke shkaktuar gazra dhe fryrje të stomakut. Barnes këshillon që para se të hani ushqime të rëna, konsumoni një gotë ujë të përzier me një lugë gjelle uthull molle organike.

Ananasi dhe mango përmbajnë gjithashtu enzima që ju ndihmojnë të tresni ushqimet.

Dita e tretë: Relaksohuni

Për të luftuar fryrjen e barkut, një pjesë e rëndësishme është të relaksoheni dhe të mos keni asnjë shpërqendrim para dhe gjatë ngrënies. “Nëse jemi të stresuar, trupi e kalon vëmendje nga tretja, prandaj nuk arrijmë t’i përtypim dhe tresim siç duhet ushqimet”, shpjegon dietologia.

Ajo sugjeron të bëni dhjetë frymëmarrje të thella para se të filloni të hani.

Dita e katërt: Rritni numrin e baktereve të dobishme

Hapi i ardhshëm për të luftuar fryrjen e stomakut është që të rritni numrin e baktereve të dobishme. Këtë mund ta bëni duke konsumuar më shumë ushqime të fermentuara, lakër turshi, djathë, kos etj.

Dita e pestë: Shmangni ushqimet e përpunuara

Ushqimet e përpunuara si dhe karbohidratet e rafinuara, të tilla si buka e bardhë, pastat dhe makaronat, mund të dëmtojnë sistemin e tretjes. Një dietë me ushqime të përpunuara dhe sheqer çon në formimin e baktereve të dëmshme për shëndetin, prandaj i shkangni këto suhqime.

Dietologia rekomandon që të ndiqni dietën mesdhetare, duke konsumuar të paktën pesë lloje të ndryshme perimesh dhe dy frutash në ditë.

Dita e gjashtë: Përshpejtoni metabolizmin

Një mënyrë tjetër për ta larguar fryrjen e stomakut, është që të përshpejtoni metabolizmin. Këtë mund ta bëni duke konsumuar më shumë fibra. Ushqimet të cilat kanë fibra janë frutat, buka integrale, fasulja, bizelet etj. Gjithashtu, pini sa më shumë ujë para dhe pas vakteve, pasi uji aktivizon enzimat e tretjes.

Dita e shtatë: Kryeni aktivitete fizike

Aktivitete si joga dhe meditimi ju ndihmojnë të relaksoni trupin, dhe përmirësojnë si sistemin nervor ashtu edhe atë të tretjes.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.