Mbrëmjen e djeshme, Real Sociedad njofoi se David Silva kishte nënshkruar për ta. Një zhgënjim për Lazion, që u duk pranë një goditje në merkato, për më tepër me parametra zero.
Drejtori sportiv Igli Tare kishte kontaktuar dhe kishte avanacuar në negaciatat për Silvën, por në ditët kur duhej të vinte zyrtarizimi, u duk se diçka nuk po funksiononte.
Kjo për shkak se Silva kishte arritur një marrëveshje me Real Sociedadin, me të cilët zyrtarizimi erdhi menjëherë pas ndeshjes së fundit me Cityn në sfidën e Champions league ndaj Lyon. Kjo lëvizje e spanjollit nervozoi jo pak Lazion, që u ndje e tradhëtuar.
ℹ️ COMUNICADO OFICIAL | La Real ficha a @21LVA #OngiEtorriDavid #AurreraReala ⬇️https://t.co/VUhnkejRWW
— Real Sociedad Fútbol (@RealSociedad) August 17, 2020
Ndaj, së fundmi edhe drejtori Tare nuk është kursyer teksa në lidhje me Silvën është shprehur se e respekton si futbollist, por jo si burrë. “E mora vesh për transferimin e Silvës te Real Sociedad. E respektoj atë si lojtar, por jo si burrë”, – tha drejtori shqiptar i bardhekaltërve.
Në lidhje me këto fjalë ka reaguar babai i David Silvës. “Kishte bisedime me Lazion, por edhe me Real Sociedadin dhe ekipe të tjera. Nuk kishte asnjë marrëveshje të arritur me Lazion. David është i surprizuar me reagimin e Lazios. Secili mund të zgjedhë çfarë të dojë.”