MENU
klinika

Project Syndicate

Të gjithë presim luftë. Po sikur të ndodhë ‘mrekullia’?

28.08.2020 - 15:41

Nuk ka asnjë marrëdhënie dypalëshe diplomatike më të rëndësishme se ajo midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, e cila prek jo vetëm të dy vendet por të gjithë njerëzimin.

Dhe tani, e ardhmja e kësaj marrëdhënie varet nga kush do të drejtojë secilin vend në vitet e ardhshme.

Në SHBA, zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë thuajse dy muaj larg, dhe gjithçka varet se kush, qoftë kryetari i Republikës, Donald Trump, apo kundërshtari i tij demokrat, Joe Biden, do të betohen në 20 Janar 2021.

Në rastin e Kinës, megjithatë , pothuajse të gjithë mendojnë se Presidenti Xi Jinping do të mbajë sërish pushtetin për një kohë të pacaktuar. Por, megjithëse një ndryshim në udhëheqjen kineze duket jo shumë i mundshëm, nuk është i pamundur.

Ndaj, ne duhet të marrim në konsideratë mundësinë e katër skenarëve të veçantë në marrëdhëniet Kinë-Amerikë.

Së pari, supozoni se Biden fiton dhe Kina mbetet nën udhëheqjen e Xi për një afat të gjatë.

Në një koment për Foreign Affairs në fillim të këtij viti, Biden premtoi se përparësia kryesore e tij e politikës së jashtme si president do të ishte rivendosja e udhëheqjes globale të Amerikës dhe aleancave demokratike. Ai dëshiron të investojë në infrastrukturë, arsim dhe kërkim dhe zhvillim. Nga drejtimi i tij, mund të priten më pak drama dhe retorikë e ashpër drejt Kinës.

Por veprimi i ashpër kundër politikave industriale dhe të jashtme kineze pa dyshim do të mbetej në tavolinë. Nëse axhenda e Biden do të realizohej, SHBA do të ishte më e sigurt, dhe kështu më pak paranojake për ngritjen e Kinës.

Në skenarin e dytë, Trump fiton sërish, me pasoja të rënda për marrëdhëniet SHBA-Kinë.

Fitorja e tij e dytë do të duhej të merrej si një miratim de fakto i nacionalizmit dhe ksenofobisë së tij demagogjike. Në një vend të përçarë dhe të pasigurt, kundërshtimi i Kinës mund të bëhet çështja e vetme ku anëtarët në të dy anët bashkohen.

Me tetë vjet udhëheqje presidentit Trump, dëmi i rolit globale të Amerikës do të ishte afatgjatë, nëse jo i përhershëm.

Një optimist mund të argumentojë se rizgjedhjes, Trump do ta ‘zbusë’ qëndrimin e tij dhe të përqëndrohet në bërjen e biznesit me Kinën sesa tek armiqësia. Por katër vitet e kaluara na kanë treguar se Trump i përgjigjet instikteve, jo analizave racionale. Ka shumë të ngjarë që fitimi i një mandati të dytë do ta çonte  administratën Trump drejt ekstremit, në lidhje me Kinën.

Ky skenar do të ishte i tmerrshëm për Kinën, por një dhuratë për Xi politikisht.

Sa më shumë që SHBA e shkatërron Kinën, aq më shumë që qytetarët kinezë, madje edhe ata që kundërshtojnë kontrollin diktatorial të Xi, do ta mbështesnin. Dhe brenda Partisë Komuniste të Kinës (KPK), kushdo që guxon të kritikojë Xi, do të akuzohet, dhe kështu do të “heshtë”.

Akoma, një ndryshim në udhëheqjen e lartë të Kinës nuk mund të përjashtohet.

Po, me Kinën që ka “frenuar” me sukses COVID-19 ndërsa SHBA vazhdon të luftojë, Xi duket se ka fituar. Dhe meqenëse ai tashmë i ka hequr kufijtë e mandatit kushtetues, ai mund të mbetet udhëheqësi suprem i Kinës për gjithë jetën.

Megjithatë nën këtë fasadë, Xi duhet të ndjehet po aq i pasigurt sa Trump. Së fundmi, disa anëtarë të lartë të CPC kanë folur kohët e fundit kundër tij. Në lidhje me politikën e jashtme, qasja gjithnjë e më agresive e Xi ka krijuar më shumë armiq për Kinën.

CPC tani përballet me një situatë në të cilën çdo rezultat politik është i mundur: Xi mund të gëzojë qëndrimin në pushtet gjatë gjithë jetës, të detyrohet të dorëzojë pushtetin në 2022, ose të rrëzohet nga një grusht shteti i papritur. Mungesa e zgjedhjeve periodike nuk duhet të nënkuptojë se politika kineze është në thelb më e qëndrueshme se ajo e SHBA-së ose demokracive të tjera.

Supozoni, që një udhëheqës i ri kinez të negociojë me Biden ose Trump.

Nën Biden, të paktën mund të pritej diplomaci profesionale nga SHBA. Por nëse Trump fiton sërish, nuk ka asnjë mundësi për këtë.

Parashikimi është i vështirë, veçanërisht kur bëhet fjalë për të ardhmen. Askush nuk mund të thotë me siguri se çfarë do të ndodhë në muajt dhe vitet e ardhshme, sepse rezultatet vazhdimisht ndryshohen nga veprimet dhe goditjet aktuale si pandemitë dhe përmbytjet. Edhe planet më të hartuara me kujdes mund të ndryshohen nga zhvillimet e papritura.

Por ajo që vendimmarrësit mund dhe duhet të bëjnë është të marrin në konsideratë skenarë të ndryshëm bazuar në tiparet dhe tendencat aktuale.

Por t’i mbash të gjitha shpresat në një skenar që duket më i mundshëm, është dorëzim në njëvetëkënaqësi të rrezikshme.

Kur bëhet fjalë për çështjen kritike të marrëdhënieve SHBA-Kinë, duhet të mendojmë për të gjitha mundësitë, sado të paimagjinueshme të duken tani.

Yuen Yuen Ang, një profesor i Shkencave Politike në Universitetin e Miçiganit, Ann Arbor, është autori I librit “How China Escaped the Poverty Trap and China’s Gilded Age”.

Përkthyer dhe përshtatur nga Project Syndicate/ konica.al