MENU
klinika

Biznesi në krizë

Tregtarët në Lezhë thirrje bashkisë e qeverisë për lehtësira

02.08.2020 - 11:08

Pavarësisht heqjes së masave kufizuese të lëvizjes, biznesi i vogël në Lezhë po përjeton një rënie të të ardhurave si pasojë e situatës së pandemisë. Ky sektor kërkon ndihmë nga bashkia dhe qeveria nëpërmjet lehtësirave fiskale me argumentin se paga e luftës ka qenë e pamjaftueshme.

Situata e krijuar nga pandemia Covid-19 ka vënë në vështiresi biznesin e vogël në Lezhë. Pavarësisht rihapjes së aktivitetit prej më shumë se dy muajsh, numri i klienteve është i ulet.

Përballë kësaj krize përfaqësuesit e biznesit të vogël thonë se paga e luftës është e pamjaftueshme dhe kërkojnë lehtësira fiskale nga pushteti vendor dhe qëndror.

Artan Zaja: Të parashikojë dhe miratojë një ligj të veçantë në Kuvend për të krijuar një amnisti për një periudhë 3 mujore. Gjithashtu këshillat bashkiakë të marrin vendim për uljen e taksave dhe tarifave vendore, drejtoritë e Ujësjellës Kanalizimeve të marrin masa për një amnisti 3 mujore. Nëse është e mundur dhe OSHEE të shikojë mundësinë për uljen e çmimit të kilovatëve.

Biznesi i vogël kërkon që propozimet e tyre të merren parasysh nga qeveria dhe bashkia, pasi në këto kushte po rrezikojnë falimentin.

Në qytetin e Lezhës një numër i konsiderueshem familjesh e kanë të lidhur jetesën e tyre me këtë sektor.