Dominimi i futbollit spanjoll në Europë po venitet. Ajo që u paralajmërua në sezonin e kaluar është konfirmuar në këtë aktualin, ku nuk do të ketë gjysmënalistë iberikë në Ligën e Kampionëve. Kjo nuk ndodhte prej 13 vitesh.
Në sezonin 2006-2007, ky raund u luajt nga Milani, Liverpool, Manchester United dhe Chelsea. Poshtërimi i Barcelonës në duart e Bayernit e la garën maksimale kontinentale të klubeve pa përfaqësues të La Liga-s. Më parë, Atlético Madrid humbi, gjithashtu në çerekfinale. Real Madrid dhe Valencia ranë që në 1/8 finale.
Barcelona pësoi 8 gola nga Bayern Munich në atë që mund të quhet plotësisht poshtërim historik dhe një debacle! Sepse, për të parë sërish katalanasit duke pësuar 8 gola duhet të kthehemi shumë shumë vite mbrapa në kohë, kur Lufta e Dytë Botërore ka përfunduar, pra në 1946: 8-0 nga Sevilla në Kupën e Mbretit.
Katër gola në pjesën e parë, për më tepër në 31 minuta lojë, Barcelona nuk kishte pësuar kurrë në kupat e Europës. Kjo fitore e thellë në këtë fazë të Champions League nuk ndodhte prej viteve ’90. Ndërsa Lewandowski shënon në 8 ndeshje radhazi, vetëm dy kanë bërë si ai.
Nëse sulmuesi polak arrin të shënojë edhe 3 gola, ai barazon rekordin e Cristiano Ronaldos me 17 gola gjatë në edicioni të Champions. Muller ka realizuar 6 gola në 5 ndeshje ndaj Barcelona-s në Champions League. Bayern Munchen nuk humb prej 28 ndeshjesh që nga 7 dhjetori i vitit të kaluar, me 27 fitore dhe vetëm një barazim pa gola. Por gjithë këto statistika mund të sfumohen në rast se Bayern nuk triumfon në fund…