MENU
klinika

Pamje apokaliptike

VIDEO/ Vullkani riaktivizohet pas katër shekujsh qetësie

10.08.2020 - 21:05

      Shpërthimi i të hënës në malin Sinabung, në ishullin Sumatra, Indonezi, ngriti në ajër një re të madhe vullkanike, me lartësi deri në 5,000 metra.

Sipas mediave të huaja, për fat të mirë nuk ka pasur viktima ose të lënduar, raportojnë autoritetet. Gjithsesi, vendasve u është thënë që të jenë në një largësi prej 5 kilometrash nga krateri, për shkak se mund të rrezikohen nga llava.

Ndërkaq, vitet e fundit rreth 30,000 vetë u detyruan të lënë shtëpitë rrëzë malit. Madje, siç thuhet më tej, një shtresë e trashë e hirit mbuloi disa fshatra deri në 20 kilometra. Vullkani, një nga dy që po shpërthen aktualisht në Indonezi, ishte i fjetur për katër shekuj përpara se të shpërthejë në vitin 2010, duke vrarë dy njerëz.

Një tjetër shpërthim në vitin 2014 vrau 16 njerëz, ndërsa shtatë vdiqën në një shpërthim të vitit 2016.

Sinabung është një ndër 120 vullkanet aktive në Indonezi, që shpesh shkak për lëkundje sizmike, për shkak të vendndodhjes në Unazën e zjarrit, në Oqeanin Paqësor.