MENU
klinika

Shkodër

Viktima e dytë brenda pak orësh, ndërron jetë 28-vjeçari

03.08.2020 - 10:51

Një tjetër viktimë është shënuar prej Covid sot në vendin tomë.

Ka ndërruar jetë elektriçisti 28-vjeçar, Anton Çuni.

Lajmin e ka bërë me dije OSHEE në Shkodër e cila shkruan se virusi i ka marrë jetën kolegut.

“Virusi nuk njeh moshë, aq më tepër profesion… Padrejtësisht i mori jetën kolegut tonë, elektricistit 28-vjeçar, Anton Çuni. Me hidhërim të madh, të pikëlluar, i shprehim ngushellime të sinqerta familjes, të afërme dhe miqve. U prehtë në paqe”, shkruan OSHEE.