MENU
klinika

"Lajthitja solidare angleze"

Virtuale, Karnavalet Notting Hill!

27.08.2020 - 13:22

        Festa e çmendur e karnavaleve në Notting Hill, njihet si një prej ngjarjeve më të mëdha në botë, si dhe më elektrizueset në natyrë. Ndërsa bëhet dixhitale për vitin 2020, Lou Mensah, reflekton në ndikimin e këtij eventi kulturor, historik dhe politik. /Konica.al

Pas një serie sulmesh raciste ndaj banorëve të Indisë Perëndimore në zonën e Notting Hill-it, në perëndim të Londrës, gushtin e vitit 1958, Trinidadiane Claudia Jones, aktiviste për të drejtat e njeriut, vendosi të krijojë një takim të veçantë në përpjekje e sipër, për të unifikuar komunitetin.

Njohur si “Karnavalet e Karaibeve”, transmetuar në BBC, kjo ngjarje u mbajt gjatë janarit, në sallën e koncerteve të qytetit të Pancras. Jones, asokohe, pak mund ta imagjinonte që më shumë se 60 vjet më vonë, kjo shprehje e solidaritetit të komunitetit do të fitonte të tjera përmasa, duke u bërë festa më e madhe në rrugë, në gjithë Evropën dhe një spektakël që tashmë shenjon kulturën britanike, sipas BBC.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Basha: Premiera nuk më tradhtoi

“Karnavalet e Korçës” në Prishtinë