MENU
klinika

6 të vdekur

Virusi i Nilit Perëndimor në Greqi, 5 raste në Xanthi

22.08.2020 - 09:00

Virusi i Nilit Perëndimor është në rritje në Xanthi të Greqisë.

Sipas raportimeve, rastet e të infektuarve në zonë kanë shkuar në 5.

Ajo që shqetëson autoritetet, përveç përhapjes së virusit në zonë, është fakti që të pesë rastet kanë të bëjnë me pacientë me simptoma të rënda të virusit.

Ndërkohë në rajonin AMTH, rastet e virusit të Nilit Perëndimor arrijnë në 7, pasi përveç Xanthi, i cili është kampion në rajon me më shumë raste, vijon me bashkinë e Nestos që ka dy raste të tjera të virusit.

Në të gjithë Greqinë konfirmohen 39 persona të infektuar me këtë virus, ndërkohë që 6 kanë vdekur.