MENU
klinika

Çfarë dyshohet se fsheh 33-vjeçari?

Vrasja në Gjirokastër/ Viktima dhe autori ishin kërkues floriri

06.08.2020 - 18:09

Detaje të reja për vrasjen e 57-vjeçarit Gëzim Saraçi në Gjirokastër. Mësohet se viktima dhe autori i arrestuar sot Mihal Thimjo, të cilët ishin miq me njeri-tjetrin ishin edhe kërkues floriri.

Mësohet se sherri mes tyre mund të ketë ardhur pikërisht për këtë shkak. Dyshohet se dy personat mund të kenë gjetur diçka pasi ata punonin me varroshe (gërmonin në varre).

Dëshmia e autorit dhënë në polici se gjoja sherri banal ishte mbi motive nacionalizmi duket një përpjekje e autorit për të fshehur të vërtetën dhe për të mos treguar veprimtarinë e jashtëligjshme që ka kryer. Dyshohet se autori mund ta ketë fshehur floririn e gjetur. Dyshimet bien edhe mbi familjen nisur nga fakti që ai i lajmëroi, por nuk u gjend në vendngjarje kur ata shkuan aty.

Gëzim Saraçi dhe Mihal Thimjo kishin njohje të vjetër familjare me njëri – tjetrin madje ditën e djeshme para vrasjes kishin qenë për një drekë në Poliçan të Zagorisë.
Në kthim ka ndodhur një konflikt i çastit që ka shkaktuar grindjen fizike mes tyre. 57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë 57-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen. Autori 33-vjeçar është i plagosur në shpatull dhe në këmbë.

Formular për të dënuarit për terrorizëm

OFL zbarkon në Fier, Mallakastër dhe Gjirokastër

Zbardhen emrat/ Pas Kukësit dhe Dibrës...

Kandidatët e PD-së në Gjirokastër, nesër bëhet votimi

Rënie temperaturash dhe reshje të dendura

Zonat ku rrezikohen përmbytje

Arrestohen 20 persona, ja për çfarë akuzohen!

Aksioni i FNSH dhe RENEA-s në gjithë Shqipërinë