Tenderi i fundit i uniformave të policisë së shtetit ka zbuluar një skemë të mirfilltë përfitimi të parave publike me gara fiktive mes kompanive.
Skemëe cila që nga viti 2012 i ka kushtuar mbi 100 milion dollarë taksapaguesve shqiptarë. Kompani të ndryshme por me numra telefoni të njëjtë që garojnë për të qepur uniformat e policisë dhe ushtrisë shqiptare. Në kallëzimin që kanë bërë në SPAK deputetët e opozitës paralementare hidhet dritë mbi fuksionim e mekanizmit.
Në mes të korrikut të këtij viti Firma D&E shpk e lidhur me disa kompani të huaja, ka fituar tenderin për pajisjen e policisë me uniforma me një vlerë prej afro 26 milionë dollar, 5 milionë $ më shumë se operatori Turk Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat, i klasifikuar në vend të parë duke ofruar rreth 20 milion dollarë. Për të arritur në këtë rezultat tenderi është zvarritur për më shumë se një vit në procedurat e ministrisë së brendeshme dhe agjencisë së blerjeve të përqëndruara, fillimisht në lojë ka hyrë një kompani kroate e lidhur me operatorë shqiptar e cila ka kërkuar ndryshime teknike, dhe këtu bëhet shkelja e parë duke ulur numrin e uniformave që duhen prodhuar ndërkohë që vlera e tenderit mbetet njëjtë. Procedura e tenderit pezullohet dhe hapet pas disa muajsh.
Më pas kompania kroate skualifikohet. Në garë mbetet dy operatorë, D&E shpk dhe kompania turke Genç Taahhüt Giyim Tekstil İnşaat, që arrijnë parakualifikim. Për të vazhduar më tej, këto subjkete duhet të prodhojnë brenda 20 ditësh kampionet, por afati është shkurtër dhe për të fituar kohë në lojë futet kompania Marsi&Al që kërkon rishikimin të procedurave. Kërkesa rrëzohet, por koha e shqyrtimin i vjen në ndihmë dy kompanive të tjera që të realizojnë kampionet.
Në përfundim ministria e brendshme shpall fituese kompaninë me vlerën më të lartë të ofruar D&E shpk, 5 milion dollarë më shumë se kompania turke , ndërkohe që hapësirat janë për të përfiuar edhe 2 milion dollarë të tjerë për shkak të shtesave të uniformave që mund të vine gjatë zbatimit të kontratës.
Në dokumentat zyrtare të QKB-së, Marsi&al rrezulton me të njëjtin numër telefoni me D&E shpk. Cka i lidh dukshëm kompanitë me njëra tjetrën edhe pse kanë pronarë të ndryshëm. D&E shpk është një kompani e themeluar në 2007 me objekt kryesor gërmime dherash dhe punime ixhinerike, vetëm rreth 6 vite më vonë ka shtuar si veprimtari prodhimin e uniformave, ndërkohë që nuk ka në pronësi asnjë rrobaqepsi veshjesh dhe nuk nuk ka listë të tyre të deklaruara në organet tatimore. Por kjo gjë në fakt nuk e ka penguar aspak që së bashku me kompaninë rivale nëpër gara MARSI & AL, nga 2012 të fitojë tendera miliona dollarësh në ministrine e Brendshme dhe atë të Mbrojtes.
D&E shpk ka marrë gati 19 milionë dollarë që nga viti 2012 kur ministria e Mbrojtjes drejtohej nga Arben Imami ndërsa Marsi&AL firma tjetër që del disa herë në skemë lidhi po gjatë kësaj periudhe një kontratë tjetër pa tender dhe pa konkurrence, prej rreth 12 milion dollarësh. Deputetët opozitarë në kallëzim thonë ish Ministrja Mimi Kodheli, dhe më pas Ministrja aktuale Olta Xhaçka, qetësisht vazhdojë punën me dy kontraktorët, D&E shpk dhe Marsi&AL shpk, konkretisht duke dhënë këtyre dy firmave “fantazma” afro 50 milion dollarë që nga viti 2014. Fatura në total vetëm nga ministria e Mbrojtes është 80 milion dollarë.