MENU
klinika

Nga Astrit Patozi 

“1 prilli do të ishte data perfekte”

04.09.2020 - 19:36

Nga Astrit Patozi 

Nuk ishte nevoja fare për gjithë këto takime pompoze sot në Presidencë për një çështje praktikisht pa kundërshtarë.
Ishte evituar, me atë rast, edhe tallja e Ramës, i cili gjoja nuk donte vetëm ditën e Pashkëve për zgjedhje, por ishte i hapur për çdo datë tjetër.

Edhe teatri i zhvlerësuar i Lulit, sikur mezi po priste te niste fushata, si shenja e mjaftueshme se fitoren e ka të sigurt.

Por ndoshta edhe sforcimi i Monës, të cilën e kishte detyruar kryesia e partisë t’i shkonte të shoqit për herë të parë në zyrë, kundër dëshirës së vet.

Mos pyet pastaj për gazetarët e shkretë, që kanë pritur me orë të tëra në zheg të vapës për të marrë vesh se çfarë u tha brenda, a thua se kishte ndonjë rëndësi.

1 prilli do të kishte qenë data perfekte për të gjithë.

Edhe si simbolikë, për atë që kanë bërë në kaq shumë vite për Shqipërinë, por edhe si nostalgji për marrëveshjen e famshme të ngjalave.

Eshte nje datë historike dhe konsensuale, sepse i zgjon kujtime të pashlyeshme qeverisë, opozitës dhe presidentit njekohësisht.