MENU
klinika

Flet për herë të parë Sandër Lleshaj

A do të largohet nga posti i ministrit të Brendshëm?

10.09.2020 - 11:00

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot në Kukës ku mori pjesë në ceremoninë e prezantimit të forcave ‘Shqiponja’.

Pas kësaj ceremonie, Lleshaj nuk preferoi të flasë para gazetarëve për largimin e tij si drejtues politik i qarkut të Lezhës, por edhe për thashethemet se ai do të largohet nga posti i ministrit.

Lleshaj u është përgjigjur shkurt gazetarëve: Nuk kam ardhur këtu për çështje politike.

Biseda:

Gazetari: Flitet që ju do të largoheni nga posti i ministrit të Brendshëm?

Lleshaj: Ja unë po largohem (e kishte fjalën, që po largohet nga ceremonia)

Gazetari: Pse u larguat si drejtues Politik nga qarku i Lezhës?

Lleshaj: Nuk kam ardhur këtu për çështje politike.