MENU
klinika

Shkaku

Aksident në Orikum, makina përplasin për vdekje një biçiklist

26.09.2020 - 21:05

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën e Orikumit.

Një makinë ka përplasur një person i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë, e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti, por moti i keq ka bërë që rrugët të mos jenë të sigurta. As identiteti i shoferit të makinës apo viktimës nuk dihet. Mister mbetet dhe mosha e këtij të fundit.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur gjithë dinamikën e aksidentit.