MENU
klinika

"Opozita mbetet e mirëpritur, por ta harrojë se …"

Amendamentet e PS për listat, Rama: Çdo propozim është i diskutueshëm

19.09.2020 - 16:25

Nga Bavaria ku ndodhet për një vizitë zyrtare si kryetar i OSBE, kryeministri Edi Rama u ndal të komentojë edhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Duke u ndaluar më konkretisht në propozimin e PS në këshillin politik dhe debatin që pasoi për listat e hapuara apo të mbyllura të kandidatëve, Rama tha cdo propozim është i diskutueshëm ndërsa paralajmëroi opozitën të mos bëhet pengesë e procesit.

“Propozimi nuk është shpikje i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike. Cdo propozim është i diskutueshëm uroj që opzita mos humbasë kohe sic e ka zakon, se koha nuk pret. Zgjedhjet janë më 25 prill në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemin elektronik. Opozita është e mirëpritur të diskutojë të japë alternativa, por të pengojë procesin duhet ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe ne nuk do të presim në pafundësi.” u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN