MENU
klinika

Ligji anti-shpifje

Apeli i fortë ndaj qeverisë, Rama i përgjigjet Këshillit të Europës

18.09.2020 - 20:21

Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për lirinë e medias dhe mbrojtjen e gazetarëve, Stefan Schennach, shprehu dje shqetësimin e tij në lidhje paketën anti-shpifje duke i kërkuar qeverisë shqiptare që të heqë dorë nga kjo nismë dhe ndërhyrjet të bëhen sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Një ditë më pas ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili në një intervistë sot për “DW” tha se do të marrim në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Gjermania ka një nga ligjet më të fortë kundër shpifjes dhe faktikisht ne do dëshironim që të kishim një ligj që të bazohej në modelin gjerman, por duke qenë se ne jemi një vend shumë më i vogël se Gjermania dhe me shumë më pak zë sesa Gjermania nga miqtë tanë në Këshillin e Europës apo në OSBE, na u tha që ne nuk mund ta aplikojmë ligjin gjerman, sepse do të ishte një ligj i rrezikshëm për Shqipërinë. Kjo është bota ku jetojmë. Ne kemi bërë një ligj i cili është absolutisht i domosdoshëm. Do të marrim në konsideratë rekomandimet e Komisionit të Venecias, por Shqipërinë si vatrën më të nxehtë të shpifjeve në Europë, ne nuk do ta lëmë”, u shpreh kryeministri.