MENU
klinika

Naftëtarët në grevë

“Askush nuk i ka dëgjuar kërkesat tona!”

30.09.2020 - 08:32

Gjatë një lidhje telefonike, një nga naftëtarët e Ballshit grevistë tha se askush nuk i ka dëgjuar kërkesat e tyre ndërsa shtoi se familjet e tyre dhe i gjithë qyteti i mbështet.

Ata kanë dy kërkesa, ndërsa sqaruan se pavarësisht vështirsive po mundohen të ruhen edhe nga virusi.

“Në momentin që ne po flasim, gjendja jonë shëndetësore është e qëndrueshme. Vendi ku jemi akomoduar ka pak lagështirë dhe nuk i kemi kushtet e nevojshme. Nuk kemi pasur asnjë komunikatë nga institucionet shtetërore. Jemi 10 veta. Në grevë ky është një numër simbolik. Në grevë është i gjithë qyteti i Ballshit. Ne kërkojmë plotësimin 100 përqind të kërkesave tona” – tha një prej naftëtarëve.