MENU
klinika

Gashi rrëfen të pathënat nga suksesi i artistes shqiptare

“Ava Max nuk e njihte askush, unë e bëra të famshme”

14.09.2020 - 14:52

Artisti shqiptar me famë botërore, Gashi, ka rrëfyer në një intervistë detaje të shumta nga jeta e tij dhe si ja doli të kapte majat e suksesit në SHBA. Ai ka treguar se ka qenë i pari dhe i vetmi që ka përkrahur këngëtaren shqiptare, Ava Max, që sot është po ashtu shumë e njohur nëpër botë.

Gashi ka rrëfyer se në fillim askush nuk e njihte artisten me origjinë nga Saranda dhe se ajo ja doli të bëhej e famshme falë besimit e ndihmës së tij. Reperi është shprehur ai ishte mik i ngushtë me vëllain e këngëtares dhe se me Ava Max ka punuar tre këngë.

“Unë isha i pari artist që ndihmova Ava Max, askush nuk e njihte, askush. Unë jam artisti i parë me të cilin Ava Max punoi. Ne bëmë tre këngë së bashku në shtëpinë e saj. Unë jam mik me vëllain e saj. Ajo ishte një vajzë e vogël që po përpiqej të bëhej një popstar dhe askush nuk besonte tek ajo. I thoja njerëzve që ajo do të jetë një popstar përpiqesha t’i thoja që ajo do të bëhet e madhe në muzikë. Shikojeni pak tani…Ju thash! Çfarë më pëlqen është kur ndihmoj njerëz dhe ata bëhen dikush, më pëlqen shumë. Sidomos kur janë shqiptarë“, ka treguar Gashi.

Por kur u pyet nëse do të dontë të bashkëpunonte sërish me Ava Max, ai tha se në fakt do të zgjidhte një tjetër shqiptare të suksesshme. Duke qenë se ai do të publikojë një album të re Dance Music, u shpreh se do të donte që si pjesë të tij të kishte një duet me Dua Lipën.

“E dua shumë Ava Max është vërtet një njeri i mrekullueshëm. Por njeriu me të cilin dua vërtet shumë të bëj një bashkëpunim për albumin tim të ri, sepse përshtaten me stilin e saj, është Dua Lipa. Sepse albumi im është Dance Music kështu që nëse do të zgjidhja një arsite do të zgjidhja Duan”, tha Gashi.