MENU
klinika

Ceno: Regjisori nuk ka dinjitet dhe etikë!

Basha: Egla gënjen për largimin nga Portokallia!

24.09.2020 - 13:14

“Nuk do jem më në ‘Portokalli’ për arsye krejt profesionale: Mospërputhje artistike me regjisorin. Momentalisht jam duke rikthyer në Teatër ‘Zyrtarisht Beqare’ që do hapi edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Elbasan, nga data 30 Shtator deri në datë 4 Tetor dhe po punoj për një action short movie. Ndoshta Portokallisë i rikthehem në të ardhmen”.

Përmes kësaj deklarate Egla Ceno konfirmoi 1 javë më parë për “Iconstyle” largimin nga Portokallia dhe më vonë ky lajm u shpërnda me shpejtësi në media. Pas Cenos reagoi edhe resgjisori i spektaklit të humorit, Altin Basha, i cili bëri publike disa biseda private mes tij dhe aktores. Në to shihej se Basha i kërkon Eglës të rregullonte performancën në Portokalli, ose përndryshe të largohej.

Pas publikimit të këtyre mesazheve, aktorja vendosi t’i përgjigjej regjisorit me një deklaratë të gjatë. Ajo shprehet se nuk ështe etike nxjerrja e bisedave private dhe aq më tepër të shkëputura nga konteksti.

“Një përgjigje për Altin Bashën! Para disa ditësh, një portal kishte publikuar disa mesazhe private që kisha shkëmbyer me regjisorin e Portokallisë, Altin Bashën. Për një epror kjo nuk është normale që të nxjerr mesazhet private, të shkëputura nga konteksti, duke cënuar privatësinë, etikën dhe integritetin profesional.

Në fakt, kjo erdhi si një reagim i Bashës për një intervistë timen, ku argumentova largimin tim nga Portokallia me shkakun e “mospërputhjes artistike me regjisorin”. Ishte vetëm ky togfjalësh, i shprehur aq shkurt, për të respektuar regjisorin në fjalë dhe spektaklin, sepse nuk doja të flisja as për debatin jo profesional që patëm në ditën e dytë të punës për sezonin e ri, as për presionin e shëmtuar që më ka bërë gjatë sezonit të kaluar duke m’u drejtuar: “ti del në ekran sepse kështu vendos unë” ose “ty të kam bërë unë” dhe as për amatorizmin me të cilin trajtohen aktoret femra. Etika profesionale mund të tingëllojë si shfaqje e huaj për disa punonjës të sektorit të Artit Skenik, ndryshe nuk mund t’a shpjegoj reagimin e regjisorit të Portokallisë, pas reagimit tim. Reagim që më ka dhunuar privatësinë dhe më ka shkaktuar dëm moral dhe profesional duke bërë publike disa mesazhe private, konfidenciale dhe të shkëputura nga konteksti (mesazhe që për më tepër dëshmojnë përpjekjen për një lloj komunikimi nga ana ime, që të kuptonte “sikletin” profesional që po më shkaktonte nga pengimi i vazhdueshëm që më bënte për t’u rritur artistikisht)

Jam krenare për edukatën dhe respektin me të cilin i jam drejtuar. Nuk e kam fshehur ndonjëherë respektin profesional ndaj tij sepse nuk e dija që të respektoje Bashën ishte një gjë e turpshme. Tani, e mësova. Largimi im nga Portokallia nuk ka të bëjë fare me cilësinë e performancës siç ka qejf të shprehet ai, për këtë mjafton të shohësh feedback-un e publikut, ka të bëjë me një lloj “fresku” që unë refuzoj ta mësoj për të hipur në skenë. Flas për të njëjtin regjisor që e ka vlerësuar talentin tim duke më patur si aktore nëpër shfaqjet e tij private në Teatër. Për të njëjtin regjisor me të cilin kemi ndërtuar kompaninë e parë private Teatrore në Tiranë dhe për të njëjtin regjisor që më ka mësuar bazat e aktrimit, si profesori im në Akademinë e Arteve.

Do kishte qënë e mënçur nga ana ime ta kisha qepur gojën sepse ky regjisor nesër, me shumë gjasa mund të jetë drejtori i Teatrit të ri Kombëtar, për të cilin ka harxhuar aq shumë energji duke shpjeguar pse nuk duhet shëmbur dhe pastaj pse duhet shëmbur Teatri, por gjykoj që dinjiteti im është më i shenjtë se skena që mund të më hiqet nesër, sepse një artist pa dinjitet ta shpif, në skenë e jashtë saj. Reagimi i Bashës nuk më bën as ngrohtë dhe as ftohtë sepse nuk u bëra dje aktore por më ka dhunuar privatësinë dhe më ka dëmtuar moralisht dhe profesionalisht. Çështje që sqarohen në vendin e duhur”, tha Ceno.

Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi i dytë nga Altin Basha. Ky i fundit në një intervistë për “Report Tv” është shprehur se Egla është përdorur për të përbaltur emrin e tij dhe se ajo ka gënjyer për arsyen e largimit.

“Ajo ka gënjyer për shkaqet e largimit. Ka thene që kemi “mospërputhje artistike”. Publiku e pa të vërtetuar të zezë mbi të bardhë nga sms se aktorja ka qene e vetëdijshme për performancën e dobët dhe e njoftuar që do largohej nga Portokalli. Sms janë komunikime pune dhe jo private. Nëse gënjen pa pikë turpi publikisht dhe nga sms del një mashtruese ordinere pa pike etike, si mund të me kërkohet llogari mua pse i publikova?Sepse është mashtruese ja pse. Gënjen kur thotë se sms e publikuara janë të shkeputura nga konteksti. Ka shume sms te tjera që do ta turpëronin në sytë e opinionit të cilat do t’i publikoj të gjitha nëse vazhdon të mashtrojë paturpësisht.

Do të keshilloja ti ribotosh sms tashme të publikuara që të jete e qartë gjuha që perdor ajo dhe gjuha që përdor unë. Aty kuptohet qarte cili është profesionisti. Gënjen përseri kur thotëe se do bëhem Drejtor i Teatrit Kombëtar. Nuk e ndaloj dot të publikojë thashethemet e kafeve rreth teatrit, por për cdo gënjeshter do marrë ëergjigje. Mesa duket i është bere ves. Komentet janë cështje karakteri dhe edukate. Unë e kam pasur studente. E kam mësuar si të rrijë në skene dhe për më tepër e kam promovuar gjithmonë në shfaqjet që kam drejtuar. Investim i gabuar. Mund të edukoj profesioniste, por nuk edukoj njerëz. E kuptoj se po punon me zell për ti shërbyer fushatës së baltës të cilën e promovon injoranca, qentë endacake që lehin në portale dhe llumi mediatik për shkak të marrdhënieve të acaruara mes meje dhe Ben Blushit.

Pastaj ajo here thotë më ke promovuar dhe here thotë më ke penguar. Kjo është qesharake. Për cështjen e promovimit është tashme fakt shume i njohur se unë jam regjisori që më shumë se cilido në Shqipëri ka promovuar të rinj në teatër dhe tv. Ekziston një kategori aktoresh për të cilët një regjisor ose pedagogu më i mirë në bote kur i lavdëron, por kur i kritikon je njeri i keq. Kush është marrë me regji & pedagogji më kupton shumë mirë. Bëhet fjalë për rolin e Zimbiles që është një nga personazhet më të dobët që kanë dalë ndonjëhëre në skenën e Portokallisë”, ka thënë Basha.