MENU
klinika

Nga Andi Bushati

Basha shalqi me provë, por edhe Rama nuk është më pak

29.09.2020 - 16:45

1 tetori është caktuar si data e ardhshme ku do të mblidhet Këshilli Politik dhe do të tentohet zgjidhja e ngërçit të krijuar, sa i takon ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Partia Demokratike, dëshiron me forcë që të mbeten në fuqi koalicionet e përbëra, ashtu sikurse është e shkruar dhe në Kodin e vjetër Zgjedhor, ndërsa Partia Socialiste e quan të ezauruar çështjen e koalicioneve dhe me opozitën në parlament po diskuton në lidhje me listat. Ndërkaq, në “Top Talk”, ishte i ftuar analisti Andi Bushati.

Teksa komentonte zhvillimet e fundit politike në vend, biseda u orientua te batuta që kryeministri Rama bëri sot kundrejt liderit opozitar Lulzim Bashës, ku tha se “ai është një shalqi me provë”. Kjo batutë u komentua nga analisti, i cili tha se edhe Rama nuk është më pak, duke e krahasuar në mënyrë metaforike kryeministrin me një “arë plot e përlot me shalqinj”.

Denis Dyrnjaja: Unë mendoj edhe një lojë tjetër që Rama bën ndaj opozitës dhe mendoj që e luan mirë këtë pjesë, është një lloj bullizmi politik, ai tha që Lulzim Basha është një shalqi i provuar dhe që ka dalë kungull. A është Basha ky njeri i cili nuk i përgjigjet dot Bashës me të njëjtën mënyrë, me të njëjtën formë, medalje. Ti si e ke parë këtë gjë?

Andi Bushati: Basha i është përgjigjur Ramës me të njëjtën gjuhë. Madje kur ishte në pushtet i vodhi edhe 10 vota. I mbaj mend zgjedhjet e Tiranës, ku Rama fitoi, ndërsa Basha ia vodhi. Këtu nuk është puna është i fortë Rama apo Basha, këtu është që jetojmë në një karikaturë demokracie ku i fortë është pushteti. Tani pushtetin e ka Rama dhe mund të bëjë ç’të bëjë. Tani mund të ndalemi tek batuta e shalqirit me provë, natyrisht që e gjithë Shqipëria e din që Basha është një shalqi me provë, por Rama është një shalqi me provë që në 98-ën.

Sot një njeri që ka 23-24 vjeç ka lindur kur Edi Rama ka qenë në pushtet. Do të thotë që Rama është një arë shalqinjsh me provë, jo një shalqi me provë. Dhe është mirë që kjo gjuhë të largohet, se dakord kur e bëjnë me njëri-tjetrin, por sot në të njëjtën ku dëgjova batutën e shalqirit, dëgjova Ramën të komentonte kërkesën e komunitetit të futbollit dhe arrinte deri në komente ku futbollistët shqiptar nuk vrapojnë aq sa duhet në fushë. Domethënë nuk është ky njeri arbitri, noteri dhe t’i vendosi vulën portaleve që shpifin, për artistët që nuk kanë nivelin e duhur.

Denis Dyrnjaja: Ai e ka thënë nuk jam kryeministër tipik si ata që mendoni ju.

Andi Bushati: Ke përgjithësi kur je kryeministër. Domethënë edhe ne të dy që s’jemi kryeministra ndryshe kemi përgjithësi kur flasim këtu në publik, e ndryshe kur flasim me njëri-tjetrin në kafe. Domethënë nuk mundet që çdo problem të zgjidhet me stigmatizimin e atij që mendon ndryshe nga ty.