MENU
klinika

Zv.kryeministri i Kosovës zbardh detajet

Ç’do të diskutohet sot në 3 takimet në Bruksel?

10.09.2020 - 09:40

Kryeministri Avdullah Hoti do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku parashikohet që të mbajë 3 takime ku fokusi është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës.

Ky fakt u bë i ditur përmes një postimi në ‘Facebook’ nga ana e zëvendëskryeministrit, Besnik Tahiri.
“Bashkë me Kryeministrin Hoti sot do të kemi disa takime me rëndësi në Parlamentin Evropian, me z. David Sassoli, President i Parlamentit Evropian, Komisionin për Punë të Jashtme dhe Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian. Në të tri takimet do të flasim për nevojën e shpejt të liberalizimit të vizave dhe agjendën evropiane për Kosovën”, shkruan Tahiri.

Kjo vizitë vjen pas takimit që pati Hoti po në Bruksel me emisarin special të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.