MENU
klinika

Rritje e fortë ekonomike në tremujorin e tretë

Çfarë parashikojnë ekonomistët gjermanë?

14.09.2020 - 17:26

Ekonomia më e madhe e Europës pritet të vazhdojë rimëkëmbjen nga kriza e koronavirusit në pjesën e mbetur të vitit, ndërkohë që tregon rritje të fortë në tremujorin e tretë.

Megjithatë, sipas Ministrisë së Ekonomisë, vendi nuk do të arrijë nivelet që ishin përpara pandemisë deri në vitin 2022. Pika më e ulët e recesionit u arrit në tremujorin e dytë dhe heqja e masave të karantinës që prej Majit, ka sjellë një rimëkëmbje të shpejtë të industrisë dhe disa pjesë të shërbimeve.

Megjithatë, rimëkëmbja ka humbur pak vrull së fundmi. Ekonomistët presin që ekonomia më e madhe e Europës të rikthehet në rritje në tremujorin e tretë, pas një rënieje rekord me 9.7% në tremujorin e dytë, për shkak të kolapsit të shpenzimeve konsumatore, investimeve të kompanive dhe eksporteve. Ministria bëri të ditur se pritet një rritje e madhe ekonomike në tremujorin e tretë, falë vrullit të marrë në Maj dhe Qershor, ku kishte shenja të rimëkëmbjes.

Eksportet kanë mbetur larg nivelit të para pandemisë, ndërsa prodhimi industrial ka rikuperuar thuajse 90% të humbjes nga pandemia. Më herët gjatë muajit, Qeveria gjermane rishikoi në rritje ekonominë për vitin e plotë 2020 në një rënie me 5.8%, nga 6.3% që priste më parë. Një ulje e përkohshme e tatimit mbi vlerën e shtuar si dhe bonuset për fëmijët, pritet të nxisin kërkesën e brendshme në gjysmën e dytë të vitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë shkruan gazeta amerikane New York Times?

“Koronavirusi e SHBA ndihmuan në rrëzimin e Qeverisë Kurti”

Lufta me Covid-19/ Këshilltarët ekonomikë

“Gjermania drejt recesionit më të thellë që nga viti 2009”