MENU
klinika

Premier League, Java 1

Chelsea e nis me “marshin e tretë” në transfertë

14.09.2020 - 22:13

Pas Arsenal dhe Liverpool, edhe Chelsea e nis mirë sezonin. Blutë e Londrës fituan 3-1 në transfertë ndaj Brighton. Tri pikë me shumë vlerë për djemtë e Lampard, që e kanë nisur me “marshin e tretë” sezonin e ri.

Blutë e Londrës kaluan në avantazh në minutën e 23′ me anë të Jorginhos. Ky i fundit shënoi me një penallti të fituar nga Werner. Mjeshtri i penalltive nuk gaboi në goditjen e tij. Kaq për pjesën e parë, që mbyllet 0-1.

Pjesa e dytë nis ndryshe. Vendasit kanë shënuar në minutën e 54′ me Trossard. Një gol mjaft i bukur nga vendasit, por gëzimi nuk zgjati shumë për ekipin e Brighton. Chelsea arriti të gjente sërish avantazhin në minutën e 56′. James arriti të dërgonte topin në rrjetë për 1-2 pas një pasimi të Jorginhos.

10 minuta më pas miqtë thellojnë avantazhin me anë të Zoumas. Ishte autori i golit të dytë që dha asist dhe francezi nuk gaboi. Chelsea luan më qetë më pas dhe arrin të administrojë mirë avantazhin e dy golave, duke marrë fitoren e parë në start.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN