Një ngjarje e shëmtuar në futboll ka ndodhur në Gjermani. Mbrëmjen e djeshme, skuadra e Hamburg, ku aktivizohet Klaus Gjasula, pësoi një humbje të dhimbshme me shifrat 4-1 ndaj skuadrës së Dinamo Dresden, duke u eliminuar që në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë.
Kjo disfatë i thellë ka irrituar jo pak lojtarët dhe stafin e Hamburg, duke qenë se konsideroheshin si favoritë. Përtej faktit se dominuan në statistika duke goditur 20 herë drejt portës, Dresden u tregua më efikas dhe në katër herë që gjuajti në portë, shënoi po aq gola.
Irritimin pas ndeshjes e ka treguar më shumë mbrojtësi i Hamburg, Toni Leistner. Gjiganti i prapavijës në fund të ndeshjes ka lënë fushën e lojës dhe është ngjitur në tribunë, duke iu afuar një tifozi dhe e shtyrë atë, duke e hedhur në tokë.
Hamburg defender Toni Leistner breaks from an interview following their 4-1 defeat at Dynamo Dresden to confront an opposing fan.pic.twitter.com/mDILuPz2uu
— Get German Football News (@GGFN_) September 14, 2020
Një episod që ka ngjallur reagimin edhe të tifozëve të tjerë që e kanë ndarë nga tifozi, por edhe e kanë shtyrë 30-vjeçarin. Ai pas këtij episodi pretendoi se e kishin provokuar, duke përmendur sharje rreth familjes. Megjithatë, pritet që Leistner të marrë një dënim shembullor për këtë veprim.