MENU
klinika

Kupa e Gjermanisë

Dortmund e nis sezonin e ri me goleadë

14.09.2020 - 21:52

Borussia Dortmund e ka nisur furishëm sezonin, teksa ka kaluar turin e parë mjaft thjesht në kupën e Gjermanisë! Verdhezinjtë fituan në transfertë me rezultatin 0-5 ndaj Duisburgut. Një fitore e lehtë për djemtë e Favre që u argëtuan me gola.

Sancho shënoi në minutën e 14′ me anë të një penalltie në ndeshjet e tij të 100 me verdhezinjtë. Një tjetër gol mjaft i rëndësishëm i Bellingham në minutën e 30′. 17- vjeçari shënoi golin e parë në debutim me fanellën e Dortmundit.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-3. Thorgan Hazard gjeti golin në minutën e 39′. Pjesa e dytë solli dhe dy gola të tjera për gjermanët. Reyna gjeti rrjetën në minutën e 50′, ndërsa pati vend dhe për kapitenin Reus në minutën e 59′.