10 mësues në bashkinë e Kolonjës janë izoluar në banesat e tyre pasi disa prej tyre kanë shenja të COVID-19. Kështu bëjnë të ditur burime zyrtare teksa shtojnë se në momentin që këta mësues kanë shfaqur shenjat e para janë vetëizoluar në banesat e tyre se bashku me kontaktet e afërta deri në përgjigjen e rezultatit të tamponëve.
Njësia vendore e kujdesit shëndetësor, u ka marrë tamponët secilit prej tyre.
Burime bëjnë me dije se pjesa më e madhe mësuesve janë nga shkollat e qytetit ndërsa mësohet se disa klasa nuk e kanë filluar procesin mësimor ndërsa një pjesë janë zëvendësuar nga mësues të tjerë të shkollave, deri në përgjigje të rezultatit.
Kujtojmë se në bashkinë e Korçës kanë rezultuar pozitivë mësues ndërsa janë karantinuar 4 të tjerë.