MENU
klinika

NBA, play-off

Eliminohen kampionët, ngushtojnë Nuggets

12.09.2020 - 12:14

Kampionët e NBA shkurorëzohen në sfidën e shtatë të gjysmëfinaleve të play-off në Konferencën e Lindjes. Kanadezët e Toronto Raptors ndaj Boston Celtics, duke u eliminuar me rezultatin e përgjithshëm 4-3.

Ishte si një finale e vërtetë mes dy skuadrave, pasi fituesja do të vijonte për me tej, duke qenë se rezultati i përgjithshëm ishte barazim 3-3, ndërsa në fund ishin Celtics ata që ia dolën 92-87.

Jayson Tatum dhe Jaylen Broën ishin protagonistët e Bostonit në këtë sfidë, pasi të dy bashkë realizuan 50 pikë, 20 rikuperime dhe 9 asiste, ndërsa në finale të Lindjes, Celtics do të përballen me Miami Heat, që fitoi 4-1 ndaj Milëaukee Bucks.

Në Perëndim, kur pritej që edhe Los Angeles Clippers të siguronte kalimin për në gjysmëfinale, Denver Nuggets zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë dhe ia doli të marrë fitoren 111-105, duke rihapur shpresat për kualifikim.

Kaëhi Leonard ishte në një formë të jashtëzakonshme për Clippers dhe regjistroi 36 pikë, 9 rikuperime dhe 4 asiste, por që nuk i mjaftuan skuadrës nga Los Angeles për të fituar dhe për t’u kualifikuar për më tej.

Nga ana tjetër Nuggets, të udhëhequr nga kanadezi Jamal Murray, e nisën shumë keq ndeshjen dhe humbën të dy fraksionet e para, por reaguan në pjesën e tretë dhe veçanërisht të katërt, duke përmbysur gjithçka dhe duke marrë fitoren. Tashmë rezultati i përgjithshëm mes dy skuadrave është 3-2 në favor të skuadrës kaliforniane.

KONFERENCA E LINDJES, – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Milwaukee Bucks – Miami Heat (1-4)

Boston Celtics – Toronto Raptors 92-87 (4-3)

Finale: Miami Heat – Boston Celtics

KONFERENCA E PERËNDIMIT – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Los Angeles Clippers – Denver Nuggets 105-111 (3-2)

Los Angeles Lakers – Houston Rockets (3-1)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN