MENU
klinika

NBA, play-off

Lakers një hap larg finales në Perëndim

11.09.2020 - 09:26

Tri fitore radhazi dhe skuadra e Los Angeles Lakers i afrohet finaleve të play off-it në Konferencën e Perëndimit pas suksesit 110-100 ndaj Houston Rockets, duke udhëhequr 3-1 serinë e gjysmëfinaleve.

Ndeshje e dominuar dhe e fituar me meritë nga skuadra kaliforniane, që tregoi epërsi në fushë. 6 lojtarë të Lakers realizuan mbi 10 pikë, me Davis që ishte shënuesi më i mirë me 29 pikë e 12 rebound, ndërsa LeBron james realizoi 16 pikë e 15 rebound.

Për Houston, dyshja Harden-Westbrook realizoi 36 pikë së bashku, por të pamjaftueshme për të fituar. Pas dy ditësh është ndeshja e pestë mes tyre, ku Lakers shpreson ta zgjidhë kualifikimin.

KONFERENCA E LINDJES, – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Milwaukee Bucks – Miami Heat (1-4)

Boston Celtics – Toronto Raptors (3-3)

KONFERENCA E PERËNDIMIT – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Los Angeles Clippers – Denver Nuggets (3-1)

Los Angeles Lakers – Houston Rockets 110-100 (3-1)