MENU
klinika

NBA, Play-Off

Kampionët nuk dorëzohen, Clippers “prekin” finalen

10.09.2020 - 11:09

Nëse Miami Heat u kualifikua në finale të Konferencën së Lindjes në NBA që në sfidën e pestë, për finalistin tjetër duhet sfida e shtatë mes Boston Celtics dhe Toronto Raptors. Kjo sepse kampionët në fuqi të Torontos fituan 125-122 ndaj Boston.

Një ndeshje spektakolare mes tyre e vendosur pas dy kohëve shtesë, ku barazohet 3-3 seria e ndeshjeve gjysmëfinale. Skuadra kanadeze për pak u skualifikua, ndërsa tani do të diskutojë kalimin në finale pas dy ditësh.

Lowry realizoi 33 pikë për Raptors, duke qenë lider për kanadezët, mbështetur edhe nga Poëell me 23 pikë e VanVleet me 21. Për Celtics, Broën dhe Tatum realizuan 60 pikë së bashku, por që mbetën për statistikë.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Los Angeles Clippers i afrohet finales së play off-it, pas fitores 96-85 ndaj Denver Nuggets, duke udhëhequr 3-1 serinë e takimeve mes tyre. Fitore e merituar e Clippers, që e dominuan ndeshjen që në start, duke treguar epërsi në fushë.

Leonard me 30 pikë e 11 rebound ishte shënuesi më i mirë për Clippers, ndërsa për Denver u dallua Jokic me 26 pikë e 11 rebound. Skuadrës së Clippers tashmë i duhet edhe një fitore.

KONFERENCA E LINDJES, – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Milwaukee Bucks – Miami Heat (1-4)

Boston Celtics – Toronto Raptors 122-125 (3-3)

KONFERENCA E PERËNDIMIT – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Los Angeles Clippers – Denver Nuggets 96-85 (3-1)

Los Angeles Lakers – Houston Rockets (2-1)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN