MENU
klinika

NBA, play-off

Mësohet finalisti i parë në Konferencën e Lindjes

09.09.2020 - 09:10

Ndonëse nuk ishte favorit në Konferencën e Lindjes, skuadra e Miami Heat është e para finaliste e play off-it, pas fitores 103-94 arritur sot ndaj Milwaukee Bucks, duke triumfuar 4-1 në serinë e gjysmëfinaleve.

Ky ishte padyshim një rezultat surprizë, pasi Milwaukee Bucks ishte skuadra me rekordin më të mirë të sezonit të rregullt dhe favorite për titull. Gjithsesi, mungesa e Giannis Antetokounmpo të dëmtuar në kavilje, ndikoi në këtë sdë dhe ato të mëparshmet, ku luajti me dhimbje.

Për Bucks u dallua Middleton me 23 pikë, por të pamjaftueshme për të evituar humbjen. Për Miami, Butler e Dragic realizuan nga 17 pikë, ndërkohë që 38 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Los Angeles Lakers fitoi 112-102 ndaj Houston Rockets, duke udhëhequr 2-1 tashmë serinë e gjysmëfinaleve.

Ndeshje me rivalitet për 3 perioda, por në të fundit skuadra e Lakers bëri diferencën në parket me LeBron James  që realizoi 36 pikë dhe Anthony Davis me 26 pikë e 15 rebound, duke i bërë të pavlefshme 63 pikët e dyshes Harden-Westbrook për teksanët.

KONFERENCA E LINDJES, – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Milwaukee Bucks – Miami Heat 94-103 (1-4)

Boston Celtics – Toronto Raptors (3-2)

KONFERENCA E PERËNDIMIT – GJYSMËFINALE PLAY OFF

Los Angeles Clippers – Denver Nuggets (1-2)

Los Angeles Lakers – Houston Rockets 112-102 (2-1)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN