MENU
klinika

US Open

Eliminohet Serena, mësohet çifti finalist te femrat

11.09.2020 - 10:50

Tenistja bjelloruse Victoria Azarenka dhe ajo japoneze Naomi Osaka janë dy finalistet e grand slam të US Open. Ky turne po zhvillohet në Nju Jork pa tifozë, për shkak të pandemisë Covid-19.

Fitore surprizë e Azarenkas, që mposhti 2-1, përkatësisht 1-6, 6-3 dhe 6-3, në gjysmëfinale tenisten amerikane Serena Ëilliams, e cila konsiderohej si favoritja kryesore e këtij turneu.

Serena e nisi mirë ndeshjen, duke fituar lehtësi setin e parë, madje thellë 6-2. Gjithsesi, më pas erdhi përmbysja e Azarenka, që tregoi formë më të mirë dhe fitoi dy setet e tjera dhe shkon për herë të tretë në finale të US Open, turne që nuk e ka fituar asnjëherë, Bjellorusja ka fituar dy herë Australian Open, në vitin 2012 dhe 2013.

Përballë bjelloruses është tenistja japoneze Naomi Osaka, fituese e këtij turneu në vitin 2018. Osaka mundi 2-1 në gjysmëfinale rivalen amerikane Jennifer Brady, përkatësisht me game 7-6, 3-6 dhe 6-3.

Një ndeshje me rivalitet në dy setet e para, ndërsa në të tretin japonezja pati epërsi në fushë dhe e meritoi fitoren. Osaka në vitin 2019 ka fituar edhe Australian Open. Tenistja japoneze shihet si favorite në finalen e së dielës, pasi numri 9 në botë ndeshet me numrin 27 në renditjen e përgjithshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN