MENU
klinika

Për herë të parë në histori

Emmy Awards mbahen virtualisht

21.09.2020 - 08:59

Ceremonia e çmimeve Emmy dukej shumë ndryshe këtë vit ndërsa të nominuarit vendosën kamera në shtëpitë e tyre për të marrë pjesë virtualisht në këtë event në mes të pandemisë së koronavirusit.

Por kjo nuk i ndaloi emrat më të mëdhenj të televizionit, të visheshin elegantë për ceremoninë e 72-të të dielën, edhe pse nga komoditeti i dhomave të tyre të ndenjes, zyrave dhe kuzhinave.

Jennifer Aniston spikati me look-un e saj mjaft elegant, kur u shfaq personalisht, në Staples Center në Los Anxhelos.

Aniston, e cila është nominuar për rolin e saj në “The Morning Show”, kishte veshur një fustan të zi nga John Galliano me bizhuteri të Christian Dior dhe taka Dior.

Aktorja e serialit “Euphoria” Zendaya kishte vedhur një fustan të Christopher John Rogers me një fund ngjyrë lejla voluminoz dhe një varg gurësh të çmuar Bulgari rreth qafës.

Ajo e kompletoi pamjen me takat Christian Louboutin.

Pjesa tjetër e artistëve u paraqitën nga shtëpia e tyre, dhe me maska sigurisht për të dhënë një mesazh të rëndësishëm në kohë pandemie.

Ne po ju sjellim disa nga momentet më speciale nga mbrëmja e Emmy Awards.