Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, premton se do të bëjë gjithmonë çka është e mundur që fëmijët me #aftësi ndryshe t’i kemi në #fokus të veçantë dhe t’i mbështesim në çdo aspekt.
Mesazhi i Kushit:
Së bashku me kolegun tim deputet Ervin Bushati përjetuam disa momente shumë të ngrohta pranë fëmijëve të “Institutit të Nxënësve që Nuk Dëgjojnë”. U gëzova shumë ndërsa pashë nga afër se si ky institut është organizuar mjaft mirë për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe respektimin e çdo mase anti-COVID.
Plot 73 nxënës në total gëzojnë #përkujdesje maksimale nga stafi i përkushtuar dhe përveç akomodimit dhe shërbimeve ditore pranë institutit kanë kushte të favorshme për shërbimin mjekësor, dentar, psikologjik dhe atë logopedik.
Kurrikulës së programit të shkollës, e cila bazohet në atë të arsimit 9-vjeçar të përgjithshëm, i është shtuar vjet edhe gjuha e shenjave shqipe duke përmirësuar kështu procesin e mësimdhënies dhe orientimin drejt edukimit dygjuhësh: në gjuhën e shenjave dhe në gjuhën e shkruar shqipe. Njëkohësisht, pranë institutit zhvillohen lëndë speciale për zhvillimin personal; lëndë profesionale si rrobaqepsia, këpucaria apo zdrukthtaria; sikurse ditë për ditë nxënësit zhvillojnë orë të shumta të edukimit sportiv dhe fizik.
Ne si #MASR, falë edhe politikave tona të gjithëpërfshirjes, do të bëjmë gjithmonë çka është e mundur që fëmijët me #aftësi ndryshe t’i kemi në #fokus të veçantë dhe t’i mbështesim në çdo aspekt.
#Gjithëpërfshirje