MENU
klinika

Një mesazh për Shahinin e Nikollin

Ministrja Evis Kushi publikon raportin e Bankës Botërore për arsimin në Shqipëri

18.09.2020 - 12:21

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi, shpërndan në ‘Facebook’ një video, që sipas saj, tregon raportin e Bankës Botërore mbi arsimin, ku e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në këtë fushë.

Teksa falënderon dy paraardhëset e saj, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, ministrja Kushi thekson se Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim.

Mesazhi i ministres:

“Shumë e lumtur ndërsa shoh raportin më të fundit Bankës Botërore, i cili analizon në mënyrë të detajuar 174 shtete nga e gjithë bota dhe e rendit Shqipërinë ndër 10 vendet me përmirësimin më të madh në #arsim. ✔

Ky raport është jo vetëm inkurajues për të çuar më përpara politikat arsimore, por edhe sfidues njëkohësisht për të përshpejtuar ritmin e reformave në arsim të ndërmarra nga 2 koleget e mia paraardhëse, Lindita Nikolla dhe Besa Shahini, falë punës së të cilave sot kemi një rritje të ndjeshme të cilësisë në arsim”, shkruan ministrja Kushi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Murakami mes xhazit e letërsisë

Bota e nëndheshme burim në trillin artistik