Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka reaguar sot lidhur me pretendimin e kryeministrit austriak Sebastian Kurz se “Erdogan përdor turqit në Evropë për interesat e tij”
Sipas tij, BE-ja është më e kërcënuar nga ideologjia e shtrembëruar që Kurz përfaqëson. “Kërcënimi i vërtetë ndaj Bashkimit Evropian dhe vlerave të saj është ideologjia e shtrembëruar që Kurz përfaqëson. Kjo politikë e shëmtuar që formohet mbi ksenofobinë, racizmin dhe islamofobinë është mentaliteti i sëmurë i epokës tonë”, ka thënë nga llogaria e tij në Tëitter, Çavuşoğlu i cili ka cituar lajmin e Euronews.
Sipas Euronews, Kurz ka folur për gazetën gjermane Handelsblatt ku pasi ka mbrojtur idenë e tij për mbrojtjen e kufijve të BE-së dhe se nevojitet solidarizim i plotë me Greqinë ai ka akuzuar presidentin Recep Tayyip Erdogan se “përdor refugjatët si armë”.
Giorgos Koumoutsakos, zëvendësministri grek i migracionit, pohoi gjithashtu se Ankara mund të përdorë emigrantët për të bërë presion ndaj Bashkimit Evropian për të mos vendosur sanksione ndaj Turqisë.
“Ne jemi të përgatitur dhe do të përgjigjemi siç bëmë në Mars”, i tha Koumoutsakos agjencisë së lajmeve Skai.
Në mars, Turqia vendosi të i pengojë emigrantët që të kalojnë në kufirin grek, duke krijuar trazira të mëdha. Nga ana tjetër, forcat greke të sigurisë u vendosën për të ndaluar hyrjen e njerëzve në atë periudhë.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Turqi (MSB) ka njoftuar vazhdimin me sukses të stërvitjes “Stuhia e Mesdheut, Kapiteni Dëshmor Cengiz Topel”.
“Stërvitja “Stuhia e Mesdheut, Kapiteni Dëshmor Cengiz Topel”, e cila realizohet çdo vit në mënyrë të planifikuar, vazhdon me pjesëmarrjen e Turqisë dhe të Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
“Stërvitja zhvillohet në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe do të zgjasë deri në datën 10 shtator 2020 dhe ka për qëllim zhvillimin e trajnimeve të përbashkëta, bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet Komandës së Forcave Paqeruajtëse Turke në Qipro dhe Komandës së Forcave të Sigurisë së Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV)”, vijon komunikata.
Stërvitja realizohet si stërvitje e kombinuar (e bashkuar), e përbashkët dhe në kushte reale në terren në formën e stërvitjes së sulmit ajror, operacionit luftarak të kërkim-shpëtimit dhe të stërvitjeve të njëkohshme të forcës së bashkuar operacionale në nivel batalioni me pjesëmarrjen edhe të njësive ajrore, detare dhe tokësore nga Turqia.
Raportohet gjithashtu se në stërvitje përdoren sistemet e armëve dhe municion i prodhuar nga Turqia me mundësi vendore dhe kombëtare dhe stërvitja vazhdon me sukses sipas planifikimit.