MENU
klinika

“Top 10” sipas revistës prestigjoze

“Forbes” shpall futbollistët më të paguar

15.09.2020 - 12:18

Për të tretin vit radhazi, Lionel Messi është futbollisti më i paguar në botë. Argjentinasi i mjaftpërfolur për një largim të mundshëm nga klubi ku u rrit, Barcelona vijon të jetë në krye të lojtarëve që marrin më shumë falë industrisë së futbollit dhe natyrisht, sponsorëve.

Sipas asaj që raporton revista prestigjoze “Forbes”, Messi e ka mbyllur sezonin 2019-2020 me fitime neto prej 107 milionë euro! Sulmuesi argjentinas ka një pagë me vlerë 78 milionë euro në vit, me 29 milionë të tjera që vijnë nga marrëveshjet reklamuese.

Pas tij renditet rivali i tij më i madh, Cristiano Ronaldo me 10 milionë euro më pak se ylli i Barcelonës. Portugezi fiton 58 milionë euro rrogë por është një nga atletët më të paguar për sa i përket sponsorizimit. Kontrata e tij gjatë gjithë jetës me “Nike” dhe bashkëpunimet me markat e tjera i japin atij 40 milion euro shtesë në vit.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, arriti të katërfishojë pagën e tij duke u larguar nga Barcelona në 2017, megjithatë kjo nuk e ngjet më lart se shkalla më e ulët e podiumit. Tani, braziliani fiton 65 milionë euro dhe merr 15 milionë euro nga kontrata reklamash.

Në vendin e katërt gjendet lojtari më i ri i kësaj liste, Kylian Mbappe. 21-vjeçari ka një pagë prej 23 milion eurosh dhe marrëveshjet e tij të sponsorizimit arrijnë deri në 12 milion euro,  veçanërisht pasi talenti francez arriti me EA Sports për të qënë imazhi i lojës elektronike FIFA 21.

Pas tij gjendet Mohamed Salah me 31 milionë euro në total. Vetëm një portier mes 10 futbollistëve më të paguar në botë dhe më konkretisht gardiani i Manchester United, David de Gea me 22 milionë euro.

RENDITJA

1.Lionel Mesi (Barcelona) – 126 milionë dollarë

2.Cristiano Ronaldo (Juventus) – 117 milionë dollarë

3.Neymar (PSG) – 96 milionë dollarë

4.Kylian Mbappe (PSG) – 42 milionë dollarë

5.Mohamed Salah (Liverpool) – 37 milionë dollarë

6.Pol Pogba (Manchester United) – 34 milionë dollarë

7.Antoine Griezmann (Barcelona) – 33 milionë dollarë

8.Gareth Bale (Real Madrid) – 29 milionë dollarë

9.Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 28 milionë dollarë

10.David de Gea (Manchester United) – 27 milionë dollarë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN