Koha e ndeshjeve me dyer të mbyllura ka marrë fund në Bundesligën gjermane. Shtetet federale ranë dakord për të kthyer publikun në shkallët e stadiumeve dhe gjithçka do të ndodh duke nisur nga kjo fundjavë, kur është përcaktuar edhe fillimi i sezonit të ri të Bundesliga.
Vetëm 20% e kapacitetit do të lejohet për t’u futur në ambientet e stadiumeve, me numrin që varion sipas kapacitetit të impianteve. Sipas kësaj marrëveshje, prova për të kthyer tifozët në shkallët e stadiumeve do të zgjas për gjashtë javë, nga ku më pas do të bëhet edhe ecuria e saj.
Sidoqoftë, spektatorët nuk do të pranohen në këtë lloj ngjarje nëse incidenca javore e infektimit për njëqind mijë banorë është e barabartë ose më e madhe se 35, kështu që jo të gjithë stadiumet do të jenë në gjendje të hapin dyert e tyre, madje as pjesërisht siç është menduar.
Në këto kushte, besohet se klasikja e futbollit gjerman e planifikuar për të premten në mbrëmjes mes Bayern Munich dhe Shalke 04 të luhet pa praninë e tifozëve. Kjo për shkak se Bavaria numëron 40.09 të prekur në 1 mijë banorë.
Sipas kritereve të vendosura, ndeshja në “Allianz Arena” do të vazhdojë pa hapur dyert e saj për publikun ndërsa pjesa tjetër e stadiumeve do të fillojnë ta bëjnë këtë në një mënyrë të reduktuar. Gjermania do të ishte kampionati i dytë i rëndësishëm në Europë, pas Francës.