Mercedes vijon të dominojë këtë sezon të Formula 1. Të dy makinat gjermane zunë vendin e parë në garën për “pole position” në Mugello të Italisë. Lewis Hamilton u rendit i pari, duke thelluar rekordin me 95 “pole position” në karrierë, i shtati për këtë sezon.
Valtteri Botas u rendit i dyti, me vetëm 59 të mijëtat. Në të gjitha garat e këtij sezoni Mercedes është nisur i pari, madje në 8 gara kështu ka ndodhur. Vend i tretë për Verstappen, i vetmi që po përpiqet të prishë dualitetin e Mercedes me Red Bull.
Vend të katërt për Albon po me Red Bull dhe më në fund Ferrari jep shenja jete, të paktën me një pilot. Lerclerc u rendit në vendin e pestë. Ndërsa Vettel do të niset nga vendi i 14-të.
Career pole No. 95 for @LewisHamilton ?#TuscanGP ?? #F1 pic.twitter.com/OSODDgMass
— Formula 1 (@F1) September 12, 2020
Nesër do të startojë gara në orën 15:10. Është gara e shtëpisë për Ferrarin, për më tepër që do të jenë të pranishëm për herë të parë këtë sezon 2880 tifozë. Ata shpresojnë që kokëkuqja të ngjitet në podium, pasi vështirë të thyejnë dominimin e Mercedes.