MENU
klinika

Ferrari special në Mugello

Vettel firmos me skuderinë e re, ikën Perez

10.09.2020 - 09:24

Më në fund, piloti gjerman Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, ka firmosur me skuderinë për sezonin e ardhshëm. Ai do të pilotojë me makinën Aston Martin sezonin e ardhshëm.

Piloti aktual i Ferrarit do të largohet nga makina italiane në fund të këtij sezoni dhe ka vendosur të garojë me Astron Martin. Për Vettel, kjo është makina e pestë në karrierën e tij në Formula 1: BMË Sauber, Toro Rosso, Red Bull, Ferrari e sezonin e ardhshëm Aston Martin.

Vettel largohet nga Ferrari pas 6 sezonesh, ku arriti 14 fitore, por nuk mundi të shpallet kampion bote. Ky sezon është katastrofë, pasi deri më tani nuk është ngjitur në podium.

Gara e radhës e Botërorit 2020 në Formula 1 do të zhvillohet në pistën italiane të Mugello, që është edhe shtëpia e makinës Ferrari. Në këtë garë, makina e famshme italiane do të festojë garën e saj nr.1000 në Formula 1.

“Kokëkuqja” e kësaj gare do të jetë një rikthim në të shkuarën, një makinë që i frymëzohet asaj të viteve ’50, kur debutonte në Formula 1. Ngjyra e makinës nuk do të jetë e kuqe, por vishnje. Makina italiane është e vetmja në historinë e Formula 1 që ka marrë pjesë në të gjitha sezonet e garave të automobilizmit. Për këtë garë do të lejohen 2800 spektatorë.

Ndërsa pas 7 vitesh, Sergio Perez do të largohet nga Racing Point në fund të sezonit. Por ai thotë se shpreson të qëndrojë në Formula 1. Deri më tani asnjë skuderi nuk ka shprehur interes për të, të presim në ditët në vijim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN