MENU
klinika

"Jo puthje e përqafime por as edhe takim me bërryla!"

Izolim total? OBSH tjetër strategji, nuk i ndal masa e forta të izolimit

14.09.2020 - 15:02

Kreu europian i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge deklaroi sot nga Gjeneva se “Vdekjet nga infeksioni i Covid në Europë do të rriten tashmë në të ardhmen e afërt”.

Ai nënvizoi se niveli i vdekshmërisë në Kontinentin e Vjetër “do të rritet midis tetorit dhe nëntorit, duke e bërë gjithçka edhe më të vështirë”.

Jo puthje dhe përqafime…as edhe takim me bërryla si formë përshëndetje

Sipas OBSH, edhe kjo e fundit duhet të shmanget pasi afrohemi më pak se një metër nga personi tjetër dhe rrezikojmë të infrktohemi.

Sipas Organizatës është më mirë që në situatën pandemikë të përshëndetemi duke vënë dorën në zemër

Që në muajin mars në fakt, drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus e pati paralëjmëruar këtë normalitet të ri por me rihapjen e shkollave dhe universiteteve, masa parandaluese bëhet e domosdoshme për tu zbatuar.