Hulumtuesit pranë Departamentit të Energjisë në Shtetet e Bashkuara testuan me sukses një kamër dixhitale e cila mund të realizojë foto 3,200-megapiksel.
Imazhet prodhohen nga 189 sensorë individualë të vendosur së bashku mbi një plan dhe secili prej tyre kap imazhe 16-megapiksel.
Kamera teleskop sapo të kompletohet do të shkojë në Observatorin Rubin në Kili ku edhe do të realizojë foto panoramike të qiellit për një dekadë me radhës.
Të dhënat do të mbahen pranë Observatorit Rubin ku gjendet një katalog me fotografi të më shumë galaktikave sesa ka njerëz në Tokë.
Përbërë nga tre lente, mendohet se është kamera më e madhe në botë me diametër 1.57-metër në lenten e parë, 1.2 metër në lenten e dytë dhe 72 centimetër në lenten e tretë.
Kamera ka kushtuar 168 milionë dollarë dhe është pranë finalizimit. Ajo do të grumbullojë fotot e 20 miliardë galaktikave dhe do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë sesi kanë evoluar gjatë kohë.