MENU
klinika

Kthehet në vendlindje

Kapiteni i Kukësit largohet pas 8 vitesh

03.09.2020 - 20:34

Qëkur Kukësi ndodhet në Superligë, ai ka qenë pjesë e tij dhe jo më kot, pas Rrahman Hallacit, Besar Musolli mori shiritin e kapitenit. Mesfushori kosovar është benjamini i tifozërisë verilindore.

Por duket se cdo fillim e ka një fundi. Më shumë mundësi ai do të rikthehet në Kosovë, pra në vendlindje, për të mbyllur ndoshta karrierën futbollistike aty, duke qenë se ai tashmë është 31 vjeç.

Në dy ditët e fundi tai nuk është stërvitur me Kukësin. Interesimit të “Konica.al” janë përgjigjur miq të tij, që thonë se Musolli e ka mbyllur me Kukësin. Ai kërkon të jetë afër familjes dhe kjo është arsyeja e vetme.

Kontrata e tij ka vijuar automatikisht, por mësohet se Musolli ka kërkuar largimin para se kontrata të hyjë në fuqi. Madje burime afër futbollistit bëjnë me dije se Musolli nuk dëshiron të luajë as kundër Wolfsburgut.

Tashmë topi është në anën e Kukësit, nëse do të lejojë kapitenin të largohet apo ndoshta e bind atë për të qëndruar për të paktën edhe një sezon, ku ekipi rikthehet edhe në stadiumin e ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN