MENU
klinika

Luajti mbi 200 ndeshje

Kukësi largon lojtarin pas 6 vitesh

30.11.2018 - 12:34

Dëmtimi i Besar Musollit në ndeshjen ndaj Teutës, ishte një goditje e madhe për Kukësin, duke qenë se mesfushori nga Kosova, u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni që e mban jashtë fushave për 6 muaj.

Megjithatë, Kukësi duket se nuk do të arrijë të përfitojë më nga shërbimet e Musollit, duke qenë se palët kanë rënë dakord për të prishur marrëveshjen mes tyre.

Sipas “Sport Ekspres”, gjatë ditës së sotme ka pasur një takim mes Musollit dhe drejtuesve të klubit dhe është diskutuar e ardhmja e mesfushorit. Që nga dita e sotme, ai është një futbollist i lirë, megjithëse të gjithë prisnin rikthimin e tij në fushën e blertë me fanellën e Kukësit.

Musolli ishte ndër afrimet e para të Kukësit në kohën kur verilindorët u ngjitën në Superiore dhe i vetmi që ka qëndruar në skuadër që nga ajo kohë, duke fituar çdo trofe me verilindorët, përfshirë Kupën, Superkupën apo titullin kampion.

Ai ishte dëshmitar edhe i suksesit të Kukësit në Ligën e Europës në vitin e debutimit dhe natyrisht, largimi i tij është nj goditje e madhe për Kukësin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri ngroh tifozët

Edi Rama: Stadium model për Kukësin