Janë ditë vendimtare për të, por me largimin e mundshëm, Lionel Messi nuk thyen dot 4 rekorde te Barcelona. Nëse në fund Leo përfundon duke ndjekur karrierën e tij si lojtar Blaugrana, atëherë do të jetë në gjendje të luftojë për të arritur rekorde të ndryshme, në pritje për t’u thyer prej tij si futbollist i Barcelonës.
Këtu kemi parasysh numrin e më shumë ndeshjeve të luajtura, ku kryeson Xavi, apo i golave me një klub të vetëm, rekord të cilin e mban Pelé.
Në fakt, superstari argjentinas gjatë gjithë karrierës së tij ka kapërcyer një pafundësi rekordesh dhe shifrash personale, të disponueshme vetëm për më të zgjedhurit, por nëse vazhdon të veshë fanellën e Barcelonës mund të bëhet lojtari që ka fituar më shumë tituj me të njëjtin klub.
Ai aktualisht ka 34 tituj dhe është vetëm dy të tillë nga 36 të Ryan Giggs me Manchester United. Ai mund të kalojë edhe mikun e tij, ish-shokun e ekipit, Xavi, për rekordin e lartpërmendur, si lojtari me më shumë ndeshje te Barça, ekipin e parë.
Në total, Xavi luajti 767 ndeshje me katalanasit, ndërsa Messi ka 731 ndeshje për momentin. Diferenca është 36 ndeshje, sa mund të rikuperohet edhe brenda një sezoni. Rekordi më i vështirë për t’u arritur do të jetë ai i 7 golave të Kubala në të njëjtën ndeshje, por në rastin e Leo Messit asgjë nuk është e pamundur.
Edhe rekord i sezoneve radhazi në ekipin e parë të Barcelonës mbetet ende i paarritshëm për “Pleshtin”. Rexach dhe Xavi kanë qenë për 17 sezone radhazi pjesë e Blaugrana-ve, ndërsa argjentinasi ka 16 sezone.
Ja rekordet e pathyera të Messit:
1.Më shumë ndeshje me Barçën: Xavi – 767 / Messi – 731
2.Më shumë golave me të njëjtin klub: Pelé – 643 / Messi – 631
3.Më shumë tituj me të njëjtin klub: Giggs – 36 / Messi – 34
4.Rekord i sezoneve radhazi: Rexach dhe Xavi – 17 / Messi – 16