MENU
klinika

Analiza e CNN

Këto tre gra i dolën kundër diktatorit. Ja çfarë iu ndodhi!

08.09.2020 - 15:05

Kanë kaluar pesë javë që kur Bjellorusia mësoi rezultatet e zgjedhjeve të saj presidenciale, në të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i vendit njoftoi se Presidenti Alexander Lukashenko, shpesh i përshkruar si diktatori i fundit i Evropës, kishte fituar me 80.23% të votave.

Në javët që pasuan, ka patur protesta masive nga qytetarët që besojnë se votimi ishte i manipuluar, goditje të dhunshme të policisë ndaj protestuesve dhe, ndoshta më shqetësuese, tre figura të opozitës, të gjithë gra, u zhdukën nga sytë e publikut ose u larguan nga Bjellorusia.

Media shtetërore Bjelloruse tha të martën se Maria Kolesnikova, një figurë kryesore e opozitës, ishte arrestuar. Deklarata u bë nga Kontrolli Kufitar Bjellorus dhe u transmetua në TV shtetëror.

“Zhdukja e kandidatëve tregon përtej çdo dyshimi brutalitetin e këtij regjimi dhe sa e rëndësishme është që bashkësia ndërkombëtare të mos humbasë interesin për ngjarjet e tmerrshme që kanë ndodhur pas zgjedhjeve”, tha Tom Tugendhat, kryetar i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Kolesnikova bashkoi forcat me kandidatët e tjerë të opozitës Svetlana Tikhanovskaya dhe Veronika Tsepkalo.

Tikhanovskaya dhe Tsepkalo u larguan nga Bjellorusia menjëherë pas zgjedhjeve, ndërsa Kolesnikova qëndroi. Ajo i tha CNN në një intervistë më 13 gusht se Lukashenko “duhet të pranojë që populli Bjellorus nuk e pëlqen atë dhe nuk i pëlqen që ai të mbetet President i Bjellorusisë”.

Belarus: concerns over disappearance of Maria Kolesnikova | eurotopics.net

Maria Kolesnikova

Kolesnikova u zhduk në qendër të Minskut të hënën. Dy kolegë të saj nga Këshilli i Koordinimit, grupi kryesor i opozitës Bjelloruse gjithashtu u zhdukën menjëherë pas kësaj.

Kolegët e saj kaluan përmes pikës së kontrollit Alexandrovka në Ukrainë në 4 të mëngjesit, sipas Kontrollit Kufitar Bjellorus. Kolesnikova jo.

Zyrtari për shtyp i Shërbimit të Rojës së Kufirit të Shtetit Ukrainas Oleg Bokyo tha se Kolesnikova “nuk mbërriti në pikën e kontrollit të Ukrainës për kontrollin e kufirit”.

Belarus presidential election: Rising opposition star Svetlana Tikhanovskaya speaks to Euronews

Svetlana Tikhanovskaya

Tikhanovskaya, kandidatja kryesore e opozitës në zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të Gushtit, u largua nga vendi disa ditë më vonë.

Tikhanovskaya, tani është në Lituani fqinje me fëmijët e saj. Ajo kishte fituar vetëm 9.9% të votave.

“Ne nuk i njohim rezultatet e zgjedhjeve,” tha ajo.

Belarus opposition figure demands 'new, democratic, open country'

Veronika Tsepkalo

Tsepkalo, e cila shërbeu si këshilltar i Tikhanovskaya, ndërkohë, u largua nga Bjellorusia për në Moskë për arsye sigurie përpara se të ndodhnin zgjedhjet.

Burri i Tsepkalo, Valery Tsepkalo, ish-ambasadori bjellorus në SHBA, nuk u lejua të regjistrohej si kandidat dhe kishte shkuar më parë në Rusi me fëmijët e tyre, nga frika për sigurinë e tyre pasi morën kërcënime për arrestim.

Familja tani është në mërgim në Poloni. Tsepkalo i tha Reuters më 19 gusht se “e vetmja Presidente e ligjshme është Svetlana Tikhanovskaya … qëllimi ynë kryesor është thjesht të largojmë Lukashenkon”, duke shtuar se ajo do të donte të kthehej në Bjellorusi por ajo thotë edhe që shanset që ajo të shkojë në burg janë shumë të larta”.

Viacorka beson se fakti që Lukashenko po kundërshtohet nga gratë është pjesë e arsyes që reagimi i tij ka qenë kaq i ashpër.

“Ai nuk është marrë kurrë me gratë ose nuk i ka marrë seriozisht. Ai gjithmonë besonte se gratë ishin të padobishme. Tani, papritmas këto gra të fuqishme, të zgjuara po e sfidojnë atë, gjë që do të sjellë me vete presion shtesë,” shtoi Viacorka.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ konica.al