MENU
klinika

“Dardanët” bëhen protagonistë

Kosovë-Greqi, tifozët shpalosin flamurin shqiptar

06.09.2020 - 14:40

Sonte në mbrëmje, në orën 20:45, Kosova pret në stadiumin “Fadil Vokrri” ekipin e Greqisë, në kuadër të Ligës së Kombeve. Kjo përballje nuk ka mundur t’i shpëtojë as ndjesive patriotike në Kosovë.

Pranë stadiumit është shpalosur një flamur i madh shqiptar në një ndërtesë pranë stadiumit. Për t’i dhënë më tepër shtysë kësaj sfide, tifozët në Kosovë japin mesazhin se Greqia sot do të përballet me dy shtete: Shqipërinë dhe Kosovën.

Kujtojmë që tifozët e Kosovës kanë ndezur atmosferën para sfidës me kombëtaren helene që në mëngjes, teksa në hotelin ku qëndronin grekët, janë shpërthye fishekzjarre.

“Dardanët” do të kërkojnë medoemos fitoren ndaj Greqisë pas barazimit me Moldavinë 1-1. Në këtë grup ndodhet edhe Sllovenia që ndeshet sonte pikërisht me Moldavinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN