MENU
klinika

Ja ç'shkruante Moikom Zeqo!

Kush ishte Sadije Agolli?

14.09.2020 - 21:12

Sadije Kecaj (Agolli) ka lindur në 14 shtator 1942 në Shkodër. Babai quhej Qerim, e ëma Fatime.

Kishin 10 fëmijë, pesë motra e pesë vëllezër. Mbas studimeve të mesme në Shkodër mbaroi Universitetin e Tiranës për Gjuhë Letërsi në 1964. Punoi ca kohë si mësuese në shkollën “ Fan Noli”, më pas në shkollën “ Partizani” të Tiranës.

Pastaj për njëmbëdhjetë vjet qe gazetare në “ Mësuesi” dhe për pesëmbëdhjet vjet redaktore te revista “ Skena dhe ekrani”. Ka shkruar dhe botuar tregime.

Tregimi “Vajza e maturës C“ mund të futet në çdo antologji dinjiroze të tregimit shqiptar. E zënë përherë me punë, tejet e ngarkuar, nuk ka mundur të botonte të paktën një libër të saj.

Padyshim që ka sakrifikuar shumë për Dritëronë. U njoh me Dritëroin në dasmën ku u martua Ismail Kadareja me Elena Gushon. Ishte e ftuar edhe Sadija. Aty vallëzoi me Dritëronë, “që i shkelte këmbët se nuk dinte të vallëzonte mirë”.

Në 1965 u martuan. Dëshmitarë në gjendjen civile qenë Vaskë Ruli dhe Qako Danko, gazetarë në “Zërin e Popullit“.

Nga “Liriku i tokës Demoni i fjalës” Moikom Zeqo