MENU
klinika

Partia e re dhe mesazhi i fortë

“Larg pazareve të vjetra”, Rudina Hajdari zbulon detaje nga lëvizjet e saj të fundit

10.09.2020 - 11:05

Sezoni i ri parlamentar do të sjellë në politiken shqiptare parti të reja, të cilat do të kandidojnë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Rudina Hajdari kërkon një tjetër mandat, e për këtë së bashku me nismën “Thurje” po krijojnë një parti të re.

Në kuadër të krijimit të partisë së re, Rudina ka ndërmarrë një tur takimesh me qytetarë, për të cilët shkruan se ka mbetur e mrekulluar për idetë e tyre të qarta që duan ndryshim të klasës politike dhe lag pazareve të vogla.

Postimi i plotë:

Faleminderit për mbështetjen

Kam filluar këto ditë një tur takimesh në lagjet dhe fshatrat e Tiranës me qytetarë të thjeshtë, për të dëgjuar mendimet e tyre dhe ndarë idetë e projektit të ri politik.

Jam e mrekulluar nga niveli i lartë i mbështetjes që po gjej kudo por mbi të gjitha nga mendimet dhe idetë e pjekura që po marr nga të gjithë.

Qytetarët e thjeshtë i kanë idetë shumë më të qarta se shumica e klasës politike apo analistëve.

Ata duan ndryshim dhe e duan atë pa kompromise dhe larg pazareve të vjetra.

Duan që fëmijët ti rrisin këtu e jo ti degdisin larg në dhé të huaj.

Duan që taksat e tyre të përkthehen në spitale, shkolla apo rrugë e trotuare e jo në vila luksoze për politikanët.

Duan që pasuritë e vendit të prodhojnë mirëqënie për fëmijët e të gjithëve e jo vetëm për një grusht njerëzish me pushtet.

Duan një forcë politike që nuk operon si biznes privat i një familjeje por si një aset publik i kontrolluar nga qytetarët.

Këto ditë kam marrë shumë energji, dhe duke i falenderuar ata 568 persona që janë regjistruar ftoj të gjithë ata që kanë dëshirë të flasin me ne dhe të na bashkohen të regjistrohen te rudinahajdari.al.

Ju premtoj se do ju takojmë të gjithëve pa përtuar duke ardhur aty ku banoni.

Shqipëria i përket njerëzve punëtorë, të ndershëm e të palodhur e jo të pangopurve.

Le të vazhdojmë të bashkohemi

Më shkruaj

Faleminderit për mbështetjen ?Kam filluar këto ditë një tur takimesh në lagjet dhe fshatrat e Tiranës me qytetarë të…

Gepostet von Rudina Hajdari am Donnerstag, 10. September 2020